Rexha Gold Jewelry

HRD Memories

Diamanti i parë që mbart mesazhin tënd brenda.

Ruaj Kujtimet në një DIAMANT

Foto, fjalë, muzikë të ruajtura në një thesar të pathyeshëm.
Dhurata më emocionale, një ndjenjë e përjetshme. Zgjidh mesazhin dhe dhuro një diamant që do të flasë atë që do ti.

Një krijim që i ruan kujtimet dhe i sjell sërish pranë, sa herë dëshiron.

Një Aplikacion I dedikuar diamantit tënd

Një aplikacion i dedikuar që të lejon të ruash dhe të aksesosh mesazhin tënd në çdo moment. Përmes tij, kujtimet e lidhura me diamantin tënd mbeten gjithmonë pranë, të gatshme për t’u rikthyer sa herë dëshiron.

Shkarko HRD Memory App

Një mënyrë inovative për të shprehur dëshirat tuaja.

Mesazhi juaj i personalizuar lidhet me diamantin përmes aplikacionit HRD Memories.

Ju, ose personi që e merr dhuratën, mund ta aksesoni atë në çdo moment, përmes një ndërveprimi të thjeshtë mes blisterit dhe telefonit, siç ilustrohet në video.

Në ekran shfaqet pamja live e kamerës dhe mesazhi juaj prezantohet në mënyrë virtuale mbi diamant, duke krijuar një përvojë unike dhe personale.

Blisteri juaj HRD

Blisteri ruan diamantin të vendosur në mënyrë të sigurt brenda kapsulës së tij, duke garantuar mbrojtje dhe qëndrueshmëri në kohë.

Në pjesën e pasme gjenden të gjitha karakteristikat e diamantit, të paraqitura në përputhje me certifikatën e autenticitetit. 

Paketimi

Prezantimi i HRD Memories është po aq unik sa edhe vetë dhurata.

Ju merrni kutinë HRD Memories Box, siç paraqitet në materialet promocionale. Brenda saj gjendet blisteri me diamantin, së bashku me certifikatën shoqëruese të autenticitetit. 

Personalizoje sipas dëshirës

Në çdo moment mund të paraqiteni pranë nesh me blisterin tuaj, për ta transformuar diamantin në një krijim unik.

shopping cart